Evi Reçi në studio për këngën e re

Këngëtarja Evi Reçi ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, kjo për arsye se edhe është distancuar pak nga muzika. Por sido që të jetë kjo nuk do të zgjasë edhe për shumë kohë, pasi Evi së fundmi ka bërë të ditur se ndodhet në studio duke inçizuar këngën e re. Këngëtarja, e cila prej kohë jeton në Firenze të Italisë, së fundmi është kthyer në Shqipëri për të realizuar projektin e ri. Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi nga studioja, por që nuk ka zbuluar se cili është kompozitori që ajo ka zgjedhur të punojë këngën. Kujtojmë që projekti i fundit muzikor i këngëtares është kënga, “Merr Guximin”, i cili ishte projekti i saj i parë punuar në Kosovë.

https://www.instagram.com/p/BKOmC0cgcrT/

SHKARKO APP