Familja Berisha u shpall “non grata” nga SHBA, reagon për herë të parë Armina Mevlani
Ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij u shpallën “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit më 19 maj 2021.
Kjo do të thotë që asnjë prej anëtarëve të familjes Berisha nuk mund të hyjë në SHBA. Mirëpo, partnerja e djalit të ish-kryeministrit, Armina Mevlani, nuk preket nga ky vendim.
Tri ditë pas lajmit, blogerja e njohur shqiptare ka komentuar vendimin e DASH në rrjetet sociale, kur realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram.
Ishte një ndjekëse e cila e ngacmoi lidhur me çështjen dhe shkruante “Më vjen keq për lajmet e fundit dhe të themi, sepse jam shumë e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë”.
Ndërkohë, partnerja e Shkëlzen Berishës i ktheu përgjigje duke sqaruar kështu dhe mendimin e saj lidhur me vendimin e DASH për familjen Berisha.
Sipas Arminës, për arsye politike, “çdo gjë mund të ndodhë”.
“Tashmë kam mësuar që për arsye politike, çdo gjë mund të ndodhë. Edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj.
Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të koronavirusit). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon”.