Familja e Dua Lipës zgjedh Malin e Zi për pushime

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në shumë prej gjërave në jetë, por duket se jo për të gjithë. Kjo pasi së fundmi pas prindërve të Rita Orës, pushimet në trojet shqiptare kanë filluar edhe prindërit e artistes Dua Lipa.

Dukagjin Lipa tregon se ka nisur pushimet në Mal të Zi bashkë me gruan e tij, Anesën dhe dy fëmijët e tjerë, Rinën dhe Gjinin.

“Distancimi shoqëror nga një milje detare”, ka qenë përshkrimi që Dugi ia ka vënë një sërë imazhesh që ndau në Instagram të realizuara në Ulqin.

https://www.instagram.com/p/CDtF7Iqh6Sc/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP