Familja Hoxha në zi: Lori jep lajmin e hidhur
Gëzimi i ditëlindjes së 21-të të Sarës nuk zgjati shumë në familjen Hoxha. Pak pas mesnatës së të mërkurës, Lori Hoxha ndau me fansat në rrjetet sociale lajmin e hidhur që gjyshi i saj ndërroi jetë.
“Faleminderit për gjenin e gangsterit dhe përshëndeti të gjithë atje lart. Do të na mungosh.”-shkroi Lori në Instagram, duke nënkuptuar se gjyshi i tyre do të takohet me babanë e saj të ndjerë në botën tjetër. Në foton e postuar në rrjetin social, për ta kujtuar, ajo shihet e buzëqeshur krah gjyshit që po ndez një cigare.
https://www.instagram.com/p/BPbG7fcDz1S/?taken-by=lorihoxha