Familja Kardashian dhuratë të çmendur stafit

”Keeping Up With the Kardashians”, mbaroi xhirimet përfundimisht pas shumë vitesh dhe familja e famshme në shenjë falenderimi vendosi t’i bënte gjithë stafit nga një dhuratë. Çfarë zgjodhën mendoni ju?!

Asgjë më pak se nga një orë Rolex për secilin. Kris Jenner, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Kylie Jenner, Kendall Jenner dhe Kourtney Kardashian përfunduan serinë e fundit të premten e shkuar dhe në fund surprizuan një kast prej 30 vetash duke i dhuruar orat e famshme, që për kuriozitetin tuaj kushtojnë rreth 10,000$ secila.

Dhuratat aspak simbolike, duket se i kanë kushtuar rreth 300,000$ në total klanit të famshëm, por në fund të ditës stafi me siguri e ka merituar. Mjafton të kujtoni gjithë dramat, skenat, sherret, të qarat dhe gjithçka tjetër që i është dashur të durojnë gjatë atij reality show.

SHKARKO APP