Familja në zi, por Mbretëresha kthehet ”në punë” 4 ditë pas vdekjes së princit
Mbreterësha Elisabetë e përshkroi të shoqin, princin Philip si “shkëmbin në të cilin mbështetej”. Ai humbi jetën disa ditë më parë në moshën 99-vjeçare.
Monarkja britanike duket edhe vetë një grua shumë e fortë. Ajo ka vendosur ta shkurtojë ndjeshëm periudhën 30 ditore të zisë, dhe do t`i rikthehet detyrimeve të saj mbretërore vetëm 4 ditë nga vdekja e të shoqit.
94-vjeçarja mori pjesë në një ceremoni zyrtare të martën në Keshtjellën Windsor, ndërkohë që familja mbretërore britanike është duke mbajtur dy javë zi për shuarjen e princit Philip.
Funerali është planifikuar të zhvillohet të shtunën, me një prani të kufizuar prej 30 personash për shkak të masave kundër Covid-19.