Fanny Neguesha: Balotteli është fanatik, s’më linte të punoja dhe të dilja në revista

Modelja belge Fanny Neguesha, në një intervistë dhënë për “Tuttosport” ka dhënë disa detaje të marrëdhënies së saj tashmë të përfunduar, me futbollistin Mario Balotteli.

Ajo u shpreh se ish i dashuri i saj ishte fanatik dhe se nuk donte që ajo të kërcente apo të dilte në faqet e para të revistave.

“Nuk donte që të punoja, nuk donte që të kërceja dhe nuk donte që të dilja në faqet e para të revistave. U mundova ta bindja, por ai është shumë kokëfortë”, u shpreh ish-partnerja e lojtarit që aktualisht luan për Liverpool.

Ajo gjithashtu ka vënë në dukje edhe disa aspekte të personalitetit të Balotellit.

“Është tip i mbyllur dhe shumë më i ëmbël sesa duket. Kështu që para se ta sulmojnë të tjerët sulmon vetë. Por ka një zemër të madhe”- është shprehur Fanny.

SHKARKO APP