Fansat e kritikuan për praninë e Kylie Jenner në videoklip, Cardi B i kundërpërgjigjet të gjithëve

Tre ditë më parë, Cardi B publikoi hitin e saj të radhës “WAP” në bashkëpunim me Megan Thee Stallion. Kënga u prit mjaft mirë, mirëpo prania e Kylie Jenner në fund të videoklipit ka hasur shumë kundërshtime, madje ndjekësit i kanë kërkuar ta heqë atë pjesë. Danielle Young, një producent dhe shkrimtar tërhoqi vëmendjen e Cardi B me deklaratën që bëri.

“Normanu bëri gjithë kërcimin dhe Kylie thjesht hapi një derë. Nëse kjo nuk është një indikacion i femrave me ngjyrë që duhet të bëjnë gjithçka dhe femrave të bardha që bëjnë minimumin për të arritur diku, nuk e di çfarë është”, shkruhej në Twitter.

Cardi i ka dalë në mbrojtje vendimeve të saj duke u shprehur: “Normani është një nga artistet më të mira femra që kërcen shumë mirë. Pse duhet të hapi një derë? Si mund të ketë kuptim kjo? Pjesa më e bukur e këngês është “beat-i”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jo çdo gjë është për racën. Ka çështje për racën që unë flas vetë gjithmonë, por kjo nuk ështê për racën”, shtoi Cardi. Ndërsa për praninë e Kylie-t, ajo tregoi se e dëshironte pasi ajo u soll mjaft mirë me motrën dhe vajzën e saj në një festë, se Travis dhe bashkëshorti i saj, Offset janë mjaft të ngushtë dhe se mamaja e Kylie-t, Kriss i ka dhënë shpesh këshilla. Cardi e shprehu edhe ditë më parë se pjesë e videoklipit do ishin femra të ndryshme si modele, influencuese etj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?