Fansave si shpëton asgjë, tallin Iva Alikon për detajin e vendosur keq (Foto)
Iva Aliko është një nga vajzat më të përfolura të mediave rozë. Në fillim ajo hyri në treg bujshëm me pamjen e saj të pazakontë dhe format bombastike, e më pas jeta e saj private u kthye në kryefjalën e shtypit rozë.
Lidhja me deputetin e martuar nga Kosova dhe fotot nudo e rikthyen sërish në qendrën e thashethemeve. Një fotot e fundit që Iva ka postuar në Instagram ka marrë gjithë vëmendjen e mundshme për shkak të një detaji.
Ajo duket e veshur me xhinse dhe një bluze nude, por rripin e markës Gucci e ka vënë në anë të kundërt. Togëza është e vendosur mbrapsht dhe komentuesit kanë gjetur rastin ta komentojnë këtë gafë të saj edhe nën foto. Iva Aliko u spekulua kohë më parë edhe për lidhjen me një deputet kosovar që ajo kurrë nuk e zbuloi.