Farrah Abraham shijon pushimet në Mykonos

Aktorja dhe ylli i shfaqjeve televizive, Farrah Abraham është duke pushuar në plazhet e ishullit grek, Mykonos. Me flokë të kuqe dhe bikini bojë qielli, 26 vjeçarja ka pozuar në brigjet e Egjeut, duke marrë edhe komplimentat e fansave të saj. Farrah është një personazh mjaft i ndjekur në SHBA, për shkak edhe të formave të saj të mrekullueshme. Ajo ka shkruar edhe në Twitter për momentet që po i kalon, duke i cilësuar si të paharrueshme. Kjo vizitë e saj në Greqi vjen muaj pas një ndërhyrjeje vaginale për rigjallërimin e kësaj pjese gjenitale, gjë të cilën e ka pranuar edhe në rrjetet sociale. Ylli i MTV po ashtu krijoi një profil në ueb faqen e saj, në të cilin ka thënë se ata që duan të jenë me të mund të paguajnë udhëtime luksoze në mënyrë që të jenë pranë saj. Në listën e saj të dëshirave është edhe një çantë Louis Vuitton prej hiç më pak se një mijë dollarë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?