Fatma dhe Alfio rrëfejnë historinë e tyre të dashurisë

Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani janë çifti më i ri i shoëbizz-it. Çifti në kopertinën e revistës “Class” kanë rrëfyer me detaje dhe të pathëna se si ka nisur edhe historia e tyre dashurisë. Ndërsa kujtojnë fillimet e tyre, Alfio ka rrëfyer se si ai “po e gjuante” asokohe, ndërsa Fatma as që e kishte mendjen fare tek ai djali që për një sezon kishte drejtuar një program gatimi te po i njëjti televizion.

“Ishte koha kur, gjatë fazës së pushimeve, të gjithë moderatorët duhet të bënin një fushatë publicitare. Alfio, ndërkohë, kishte një vit që punonte në televizion me një projekt të jashtëm, InLife, xhirimet e të cilit bëheshin në një vilë nga Kalaja e Petrelës”, – ka treguar Fatma. Edhe pse të dy pjesë e të njëjtit televizion, nuk ishin takuar asnjëherë më parë:

“Aty u takuam për herë të parë…” Sigurisht, ajo e njihte edhe nga Masterchef-i, por vazhdonte të mendonte se ishte nga ata çunat shumë të hallakatur. “Alfios unë i pëlqeva shumë atë ditë, tregoje mirë”- ka thënë Fatma, ndërsa partreni i saj ka treguar me detaje njohjen e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam parë ca detaje që më bënë përshtypje, atë fjongon kështu, ajo lulja në kokë. Nuk e harroj dot ndjesinë që pata kur e pashë për herë të parë” – ka shtuar Alfio, i cili nuk e ka harruar imazhin e asaj dite që do të ndryshonte rrënjësisht jetën e shefit të kuzhinës dhe të moderatores së njohur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por gjërat mes tyre mbeten pezull, derisa erdhe koha e puntatës së parë të emisinit të gatimit së bashku me mikun e tij, Indritin, ku e ftuara e parë ai kërkonte me çdo kusht të ishte Fatma.

“Ishte puntata e parë, po shkonte shumë mirë, vetëm se, duke qenë se dy djemtë kanë jetuar në Itali, kishin probleme me të folurin shqip. Drejtoresha, asokohe, më propozoi që të isha unë e ftuara, sepse “vetëm ti mund t’i bësh të ndihen si në shtëpi, ta thyejnë akullin me të ftuarin dhe të kuptojnë se të kesh të ftuar është bukur”. Dhe kështu ndodhi. Edhe Alfio që insistonte “Do vish e ftuar?”, “Do vish e ftuar?”-ka treguar Fatma, shkruan Blitz.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?