Fejohen dy aktorët e njohur turq! Propozimi romantik, në ditën e saj të lindjes

Zehra Yilmaz dhe Cem Belevi do të kurorëzojnë së shpejti dashurinë e tyre në martesë.

Aktorja e njohur turke ka marrë propozimin më romantik në ditën e lindjes.

Partneri i saj, aktor dhe këngëtari Cem Belevi i ka propozuar asaj martesë, pas 4 vitesh lidhje së bashku.

Propozimi u bë në bregdet dhe gjithçka ishte e kuruar deri në detaj, nga qirinjtë te dritat dhe fishekzjarrët.

Belevi kishte thirrur të gjithë miqtë e ngushtë, që të ishin pranë tyre në këtë ditë të veçantë për ta.

Zehra është e njohur për pjesëmarrjen e saj në filmat, Kimse Bilmez (2019), Bodrum Masali (2016) and Gönülçelen (2010).

Ndërsa Cem, përpos karrierës në muzikë, njihet në Shqipëri për rolin e tij në filmin “İnadına Aşk”, krah Can Yaman.

SHKARKO APP