Fejohet Floriana Garo, zbulohet djali “misterioz” (FOTO)

Pas gati dy vjetësh lidhjeje në fshehtësi, moderatorja e Tv Klan, Floriana Garo fejohet. Lajmin e dha vetë ajo në rrjetet sociale, ku veçse publikoi një kolazh fotosh nga ceremonia, na tregoi edhe për fejesën.
“Të dashur miq, desha të ndaja me ju lajmin e mrekullueshëm të fejesës time! Jam shumë shumë e lumtur”, shkroi Floriana në Instagram.

Djali “misterioz” quhet Enis Daci dhe është avokat. I transferuar në Zvicër disa vite më parë, Daci ka përfunduar studimet në Gjenevë, qytet ku jeton dhe punon prej vitesh. Ai ka hapur atje një studio avokatie, e cila është ndër më të rëndësishmet në vend.

Ata janë takuar për herë të parë në Francë dhe pas pëlqimit të dyanshëm vendosën që të mbajnë edhe kontaktet në vazhdim. Verën e kaluar çifti kaloi disa ditë romantike pushimesh në Bali, ndërsa tani janë në prag të martesës.

SHKARKO APP