Fejohet trajneri i Juventus-it, Ambra Angiolini tregon unazën (Foto)

Historia e dashurisë së Ambra Angiolini dhe Massimiliano Allegri shkon për mrekulli. Sipas revistës italiane, “Spy” trajneri i Juventus-it i ka dhuruar aktores dhe këngëtares italiane një unazë fejese.

Unazën, si pa” dashur” e ka treguar vetë Ambra në një foto të postuar së fundmi në Instagram. Në një intervistë pak ditë më parë show-girl-ja italiane konfirmoi se ishte fejuar por nuk e tha emrin e fatlumit.

C_2_articolo_3104352_upiImagepp

Ambra dhe Massimiliano ishin çifti i verës që kaloi. Ata u fotografuan për herë të parë në qershor duke shkëmbyer puthje dhe ledhatime në plazh. 40-vjeçarja ka qenë e martuar me këngëtarin Francesco Renga, me të cilin u divorcua në vitin 2015 dhe ka dy fëmijë, Jolanda 13 vjeçe dhe Leonardo 11 vjeç.

155737438-0965d80c-2388-4037-85ec-3b1d9a8b3db0

Ndërsa trajneri i Juves është i njohur për skandalet e tij “rozë”. Në vitin 1992 kur ka qenë vetën 24 vjeç la të fejuarën e tij dy ditë para dasmës. Në vitin 1994 martohet, martesë e cila zgjat katër vjet. Nga kjo martesë lindi në 1995-ën vajza e tij. Ndërsa nga një marrëdhënie më vonë në vitin 2011 lindi dhe një djalë.

SHKARKO APP