Fëmijët e pasur të Meksikës në konkurrencë edhe në Instagram
Tashmë është bërë e udhës që fëmijët e pasur të mburren për atë që disponojnë në rrjetet sociale. Kësaj radhe do të ndalemi tek fëmijët e pasur të Meksikës, të cilët shfaqin çdo gjë në Instagram, e cila është kthyer në një trend të padiskutueshëm.
Çdo shtet në botë ka fëmijët e pasur të Instagramit, por në Meksikë mburrja me pasurinë e babait në rrjetin social po kalon çdo kufi të mundshëm.
Më konkretisht, të rinjtë postojnë foto me shampanjë dhe makina sportive duke treguar se si e gjithë pasuria e vendit është e përqëndruar në një numër të vogël personash.