Feministet reagojnë kundër këngës së Aurela Gaçes
Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe me 6 Gusht të këtij viti kishte publikuar këngën e saj të radhës të titulluar “Lento”. Mirëpo përmbajtja e tekstit të kësaj kënge nuk është vlerësuar në mënyrë pozitive nga të gjithë.
Nëpërmjet një postimi të bërë në grupin “Feminizmi Shqiptar” në Facebook, Elona Doda shkruan se artistja i është përgjigjur në një mënyrë komerciale ndjesisë së vajzave për t’u martuar në një shoqëri maskiliste si e jona. Sipas saj, Gaçe ka dhe një mori këngë e balada tjera me po të njëjtat nota patetizmi të cilat kanë marrë edhe çmime.
“Unë jam për unazë, Nuk jam për CV”, janë pikërisht këta rreshta që Dodën e kanë ngacmuar ku sipas saj po klasifikohen në vajza për unazë përkundrejt përkundër atyre mendjelehtave që janë për CV.
Doda ka shtuar gjithashtu se emancipimi në shoqërinë tonë ka arritur falë punës individuale të gjithsecilit, ngase institucionet dhe artistët këtë e kanë lënë në mëshirë të fatit. / KultPlus.com
Ky është teksti i plotë i këngës “Lento”:
Lento, lento
Zemer me ngadalë, po e tepron
A e din se koha po t’mbaron?
E kam të lehtë
Të fshi me një buton
Kudo që po shkon
Të gjitha po mi thonë
Vetëm ti më nxjerr nga shina
Me ty do kisha ecur nëpër mina
Edhe me sy mbyllur do të shihja
Si nuk e kupton? Si nuk e kupton?
REF. 2x
Me sytë e zemrës të kam parë
Ti lento, lento e ke marrë
Lëri dënglat se për besë
më rrëmbejnë e s’do t’më gjesh
Do të vij tek ti
Tek ti do të vij
Se më ke bërë ato
që s’ma ka bërë njeri
Unë jam për unazë
Nuk jam për CV
Jepma, jepma
REF.:
Me sytë e zemrës të kam parë
Lento, lento e ke marrë
Lëri dënglat se për besë
më rrëmbejnë e s’do t’më gjesh
Lento, lento
E ke marr me lento
Unë po pres t’më çosh tek nëna
Ti nuk je në metro
Lento, lento
E ke marr me lento
Ti nuk je në metro
Nuk di si ta bën ty zemra
Nuk di çfarë të thotë ty mendja
Se ato që të vijnë vërdallë
Zemër, mua s’më vijnë as te themra
Nëse nëse të kam pritur
Të kam dashur, e ke ditur
Hajde tundu, mos më rri
Unazën? Tani!
REF. 2x
Me sytë e zemrës të kam parë
Lento, lento e ke marrë
Lëri dënglat se për besë
më rrëmbejnë e s’do t’më gjesh.