Fergie i këndon dashurisë së verbër e të dhimbshme, dy klipe në një ditë
Këngëtarja Fergie ka sjellë hitet e reja muzikore “Love is Pain” dhe “Love is Blind”. Këto këngë janë publikuar në të njëjtën ditë dhe janë vazhdimi i Double Dutches që solli me 22 shtator. Diva e muzikës duket se po sheh detaje të rëndësishme nga jeta sentimentale, të cilat i përfshin në tekstet muzikore. Këtë herë i ka besuar njërin klipin disa kukullave të animuara që tregojnë të gjithë ngjarjen. Ndërsa në klipin tjetër shfaqet e vetme, e veshur me të bardha duke përjetuar cdo notë që këndon. Pas disa bashkëpunimeve të suksesshme, Fergie erdhi me këto tre këngë që mendohen të jenë suksesi i saj i radhës.