Fergie thotë se nuk ishte vendimi i saj për t’u ndarë

Ata tronditën botën kur bënë publik lajmin për divorc muajin e kaluar por së fundmi Fergie ka lënë të nënkuptohet se vendimi për dhënien fund të martesës së tyre ishte i Josh Duhamel.

Këngëtarja e Black Eyed Peas ka qënë e mbytur nga emocionet kur ka folur për ndarjen e saj në një intervistë të dhënë për Wendy Williams.

“Nuk ishte vendimi im. Unë doja të isha përgjithmonë e martuar me të”, ka thënë Fergie.

Çifti hollivudian, i cili u fejua në dhjetor 2007 pas 3 vitesh lidhje, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në janar 2009 dhe sollën në jetë fëmijën e tyre të parë në 2013.

“Unë e dua Josh. Ai është babai i djalit tim. Ne gjithmonë kemi dashur një fëmijë dhe po bëjmë më të mirën për të”, shton më tej këngëtarja 42-vjeçare.

Image

SHKARKO APP