”Ferma VIP 2”, Big Mama rrëfen prapaskenat

Këngëtarja Big Mama ka folur për eksperiencën e saj në “Ferma VIP 2”, duke e përshkruar si një ndër përjetimet më të veçanta në karrierën e saj televizive. Ajo zbuloi se këtë herë kishte hyrë në reality show me një qëllim të qartë: të sfidonte veten dhe të qëndronte deri në fund.

Big Mama tregoi se ftesën për të qenë pjesë e fermës e kishte pranuar vetëm një javë para nisjes së programit. Këtë rrugëtim artistja e mori si një provë personale, duke shtuar se pavarësisht lodhjes dhe ritmit të vështirë të fermës, e kishte shijuar çdo moment të qëndrimit.

Megjithëse disa ish-fermerë kanë pretenduar se vendi i parë i ishte premtuar Big Bastës, këngëtarja u shpreh prerë: “Jo unë nuk po aludoj, po atë e di çdo kush si ka qenë”. Ajo theksoi se nuk ka asnjë hatërmbetje ndaj produksionit dhe se e vlerëson për mënyrën se si është realizuar programi

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?