Festa e çmendur e ditëlindjes së këngëtarit, kritikohesh ashpër

Blogerja e famshme, Chiara Ferragni së bashku me vjehrrën e saj kanë organizuar një festë ditëlindjeje aspak të zakonshme për reperin Fedez. Ai ka festuar ditëlindjen e tij të 29-të në një festë të shfrenuar në supermarket.

Ideja e kësaj festë të veçantë ishte që të ftuarit mund të merrnin çfarë të donin në supermarketin që u kthye në një vend argëtimi ku nuk mungoi muzika, kërcimet dhe videot shumta në Instagram.

Ishin pikërisht këto video, që nxitën reagimet e ashpra nga publiku. Fillimisht festa është cilësuar si diçka origjinale dhe një ide shumë e bukur, por më vonë publiku i ka kryqëzuar të gjithë të ftuarit dhe mbi të gjitha çiftin Ferragnez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ftuarit kanë festuar në mënyrë të papërmbajtur duke luajtur me ushqimin, produktet ushqimore dhe duke gjuajtur njëri-tjetrin me fruta dhe perime.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me të drejtë kjo gjë ka nxitur reagime të ashpra në publik, ku shumica e kanë quajtur të tepruar këtë gjë në një botë që po vuan urie. “Një shuplakë për varfërinë” është quajtur kjo sjellje e çiftit të njohur, që ka qenë tema e ditës në rrjetet sociale.

Fedez nuk mund të mos reagonte ndaj këtyre kritikave të ashpra dhe ka publikuar në Instastory video ku ka sqaruar se të gjitha shpenzimet e tyre në supërmarket do të shkojnë për bamirësi dhe se ideja nuk ka qenë të talleshin me ushqimin, thjesht janë rrëmbyer nga euforia e festës.

Ai është shprehur shumë i prekur nga kjo ndodhi, pasi e ka nxjerrë si një njeri që nuk është. Po ashtu, Fedez ka kërkuar falje nëse sjellja e tij apo e të ftuarve ka prekur ndjeshmërinë e publikut.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?