Festat e shqiptarëve, por për të festuar qytetarët zgjedhin Turqinë. Agjencitë tregojnë paketat

28 dhe 29 nëntori janë festa kombëtare të shqiptarëve, por një numër i konsiderueshëm qytetarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit. Kërkesat për të udhëtuar këtë vit i janë bashkëngjitur dëshirës së shqiptarëve që vitet e fundit kanë qenë më të kufizuar prej rregullave të pandemisë dhe kryesisht kanë lëvizur brenda vendit. Agjencitë e udhëtimeve pohojnë se këtë vit shqiptarët kanë zgjedhur të shkojnë kryesisht në disa prej vendeve të rajonit, që kanë pasur oferta të kënaqshme, sidomos ato si resorte me ski. Stambolli vijon të jetë i preferuar, por edhe qytete si Vjena, Amsterdami, Brukseli etj., për të cilat paketat kanë qenë gjithëpërfshirëse.

Udhëtime me avion:

► Stamboll, 24, 25, 26, 27 Nëntor, 3 ditë 269€
► Romë-Firence, 27 Nëntor, 4 ditë 399€
► Abu Dhabi-Dubai, 26 Nëntor, 6 ditë (me WizzAir) 599€
► Dubai-Abu Dhabi, 27 Nëntor, 5 ditë €699 (me FlyDubai)
► Dubai-Abu Dhabi & Plazh në Maldive, 23 Nëntor, 8 ditë 1599€
► Madrid-Barcelonë, 28 Nëntor, 5 ditë €499
► Amsterdam dhe Bruksel, 27 Nëntor, 5 ditë 499€
► Vjenë, 25 Nëntor, 4 Dit €349
► Vjenë, Pragë, Budapest, 28 Nëntor, 5 ditë €449
► Nicë, Cote D’Azur, 26 Nëntor, 4 ditë 399€
► Barcelonë, 27, 28 Nëntor, 4 ditë 399€
► Paris, 26 Nëntor, 4 ditë 499€
► Mynih, Shtutgart, Nuremberg, 27 Nëntor, 4 ditë €399

Udhëtime me autobus:

► Dubrovnik, 26, 27 Nëntor, 3 ditë €109
► Selanik-Stamboll-Sofje, 25 Nëntor, 5 ditë €149
► Budva-Kotorr-Ulqin, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €65
► Udhëtim në Detin e Zi, 24 Nëntor, 6 ditë 219€
► Mostar-Medjugorje, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €65
► Meteora-Kallabaka-Janine, 26, 26, 28 Nëntor, 2 ditë €65
► Bukuresht, 26 Nëntor, 4 ditë €169
► Korfuz, 25, 27 Nëntor, 3 ditë All Inclusive €99
► Udhëtim në Selanik, 26, 27 Nëntor, 3 ditë 99€
► Prishtinë-Pejë-Ujëvara e Drinit, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €59
► Sofje dhe Selanik, 26 Nëntor, 4 ditë €129
► Zagreb, Sarajevë, Dubrovnik, 25 Nëntor, 4 Ditë, €149
► Ulqin All Inclusive, 27 Nëntor, 3 Ditë €69
► Udhëtim Sarajevë dhe Beograd, 26 Nëntor, 4 Ditë, €119
► Stamboll-Selanik, 25, 26 Nëntor, 4 ditë €109
► Strugë-Ohër, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë €55.

Udhëtime në Shqipëri:

► Udhëtim në Korçë-Voskopojë , 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë 49€
► Valbonë 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë 75€
► Udhëtim në Theth, 26, 27, 28 Nëntor, 2 ditë, €70

SHKARKO APP