Festivali, Alban Ramosaj dhe loja

Nga: Redjon Shtylla

Është koha që kënga përfaqësuese e Shqipërisë në festivalin  Europian “Eurovision Song Contest” të mos dalë më nga Festivali i Këngës në RTSH. Nisur nga polemikat që fituesja, që mbrëmë u shpall Ronela Hajati me këngën “Sekret”, ishte e paracaktuar, por edhe deri te hija që kanë artistët e tjerë që nuk janë zëra potentë të skenës.

Sfida e Fik 60, sigurisht që ishte mes saj dhe artistit Alban Ramosaj. Ky i fundit me këngën “Theje”, theu skenën me një interpretim të fuqishëm, emocional dhe plot pasion, si kurrë më parë në atë skenë.

I fuqishëm dhe me një material të veçantë muzikor, Albani është on top të shikueshmërisë në Youtube, dhe ndryshe nga Hajati, ai nuk ka qenë aktiv në rrjete sociale. Një strategji kjo që një këngë e mirë nuk ka shumë nevojë për postime në story e post në Instagram. “Theje” është një nga këngët më të veçanta jo vetëm të këtij festivali, por harmonia e muzikës me poezinë, lartësuan figurën e artistit. Ai është vlerësuar si një nga zërat më të mirë të festivalit.

Albani nuk ka nevojë për një kupë, dhe kupën ja dha publiku, ja dha emicioni që përçoi tek të gjithë. Ai është fituesi i zemrave të të gjithë NE. Shpirti i një artisti si ajo që përçon Albani, janë thelbi i një kuadri artistik. Ai e KA, dhe e DHA në Fik 60, por “loja” e jurisë e “dogji”.

Është koha që të kemi një ndarje, në Festival do të shkojë një artist që vlerësohet muzika, teksti apo performanca? Pasi këtu nuk kemi të bëjmë me një koncert, por më nje festival që ka 60 vite që organizohet.

Një pikë tjetër e diskutuar e Fik 60 është juria, e cila nuk foli kurrë dhe votimi i tyre ishte i fshehtë, dhe kjo nuk është aspak profesionale dhe e drejtë. Artistët duhet të mësonin sesa u vlerësuan nga juria, e cila më së shumti ishte e përbërë me elementë që janë miq të fitueses. Kjo lojë që juria nuk del të japë pikët, si i vetmi fuqi për shpalljen e fituesit, e bën festivalin që nga viti të vit, të sulmohet për anëshmëri dhe jo profesionalizëm.

Ronela Hajati di të elektrizojë një skenë nga performaca e saj bombastike, por në tre netët, në dy këndimet live u dalluam problemet me vokalin. Ritmi i Ronelës është shumë folktorik dhe Europa në Eurovison kërkon muzikë moderne, edhe nëse kemi parë ndër vite shtete me këngë folklorike, muzika ka qenë unike dhe ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve.

Artisti sado që është në skenën e Eurosong-ut, ai përfaqëson një shtet dhe Shqipëria ka çuar në festivalin Europian këngë shumë të mira, si nga ana e poezisë dhe muzikës. Një tjetër problem është edhe poezia që kanë këngët, dhe a ka në RTSH një juri që kalon në filter këtë pjesë?

Nëse duam që Shqipëria të vlerësohet si gjithmonë për artistët e mirë që kemi dërguar, ndoshta me 60 vitet e Festivalit të Këngës në RTSH, ka ardhur koha që këtë përgjegjësi të të dërguarit të artistit në Eurovision, të jetë në një formë tjetër, jo më në dorën e RTSH-së.

SHKARKO APP