Festivali i 59-të i këngës në RTSH, Miron Kotani: Aspak transparencë

Kritikat për festivalin e fundvitit dhe kundërshtimet për fituesin nuk kanë munguar as këtë edicion. Disa nga këngëtarët akuzojnë organizatorët për mungesë transparence dhe kushte të këqija. Sipas muzikantit Miron Kotani, organizatorët e festivalit nuk ishin aspak transparentë.

”Ne nuk e morëm vesh kush na zgjodhi që të ishim pjesë e festivalit. Nuk e njihnim jurinë”. Sipas tij një fillim u tha se do të kishte 16 finalistë, por më pas në finale shkuan 18 këngë.

Shumë torturuese e ka konsideruar Klinton Çollaku organizimin e festivalit. Sipas tij realizimi në ambjnte të jashtme dhe në të ftohtë ishte shumë e vështirë. Ai hedh akuza se nuk janë përdorur sa duhet ngrohëse dhe këndimi live ishte sfidues.

Nga ana tjetër, këngëtarja Evi Reçi dhe fituesi i çmimit të dytë, Sardi Strugaj nuk e konsiderojnë të arsyeshme të ngrenë akuza të tilla.

SHKARKO APP