Festivali i 59-të, Xhesika Polo në garë me një këngë himn: Ka shumë dhimbje (VIDEO)
Paçka se jetojmë një normalitet të udhëhequr nga Covid-19, jeta vijon. Festivali i Këngës në RTSH, tashmë në edicionin e 59-të nuk do të mbahet për herë të parë në Pallatin e Kongreseve, por në një ambient të hapur për shkak të pandemisë.
Në garë për çmimin e madh janë 26 artistë, dhe në mesin e tyre është edhe këngëtarja Xhesika Polo. Ajo do të ngjitet në festivalin e madh me një këngë himn për nënën e saj, e cila humbi betejën nga kanceri i gjirit. ”Është krijuar me shume dashuri. Ka shumë dhimbje dhe dashuri në këtë këngë. Vështirë të këndohet për humbjen më të madhe në jetë, ama jam e lumtur që ajo më degjon nga lart! Uroj të vij pranë zemrave tuaja me këto nota e fjalë”,-shkruan artistja në Instagram.
Polo ngjitet për herë të tretë në skenën e Festivalit të Këngës. Ka qenë në këtë skenë në vitet 2016 dhe 2017. Ajo ka nisur rrugëtimin e saj në muzikë në “X-Factor Albania” duke u renditur e treta në garë. Ka marrë pjesë dhe në shume konkurse muzikore dhe ka fituar disa çmine në “Kënga Magjike“. Këtë vit vjen në Fest 59 me këngën “Më mbron”
Si çdo vit do të zhvillohet Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ku do të marrin pjesë këngëtarë të ndryshëm shqiptarë dhe fituesi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
View this post on Instagram