Festivali i Këngës, juria zgjedh të rinjtë finalistë
Festivali i Këngës në RTSH, në këtë edicion të 61-të erdhi me mesazhe sociale e ndërgjegjësuese në natën e dytë, krahas performancave të 13 garuesve të radhës.
Përmes kolegëve u vlerësua në skenë puna e mjekut anastezist Ilir Ohri, i cili aktualisht është në gjendje jo të mirë shëndetësore, për përkushtimin e tij ndaj profesionit dhe në përccimin e zanatit tek brezat e tjerë.
I riu Jamarbër Hoxha, në emër të fëmijëve autikë,erdhi me mesazhe mirënjohjeje për prindërit që përkushtohen në kujdesin e tyre, si dhe për ndërgjegjësimin e shoqërisë për pranimin dhe trajtimin e fëmijëve me autizëm, për tu lejuar atyre të zhvillojnë dhuntitë e tyre dhe të integrohen.
Juria e përbërë nga artistët Alma Bektashi, Rita Petro, Zhani Ciko, Elton Deda dhe Genc Salihu, zgjodhën nga të rinjtë pjesëmarrës në Festival, 5 finalistët e natës finale, që do të mbahet të enjten.
Melodajn Mancaku “Gjysma e zemrës sime”
Erma Mici “Kozmosi i dashurisë”
Vanesa Solo “Aroma jonë”
Urban Band “Në çdo hap”
Gent Hoxha “Ajër”