Festivali i Këngës, vajza e stilistit të njohur shpallet artistja debutuese më e mirë
Sonte po mbahet nata e katërt dhe finale e edicionit të 61-të të Festivalit të Këngës.
Juria e medias dhe ajo profesioniste duke vlerësuar me pikët nga 1 deri në 10 kanë shpallur artistin debutues më të mirë, këngëtaren Erma Mici, me “Kozmosi i dashurisë”, poezinë e të cilës artistja e re e ka shkruar vetë. Ajo është vajza e stilistit të njohur, Altin Micit.
Kënga është kompozim i saj dhe i Andi Lazaj. Artistja pas vlerësimit e ka shprehur mirënjohjen ndaj familjes për mbështetjen, si dhe bashkëpunëtorit të saj Andi Lazaj.
Ky ishte çmimi i parë që u dha gjatë kësaj finaleje dhe u dorëzua nga përfaqësuesja e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani.