Festivali ”Sunny Hill” në Parkun e Gërmisë, aktivistët: Dëmton mjedisin

Ky vit i festivalit “Sunny Hill” është më i diskutuari, ende pa nisur. Aktivistët kërkojnë anulimin e vendimit të Komunës së Prishtinës që lejon mbajtjen e festivalit në Parkun e Gërmisë, mbi arsyetimin se e dëmton mjedisin.

“Ne si organizatë që e monitorojmë Drejtorinë e Parqeve nuk kemi hasur në ndonjë debat publik apo thirrje për pjesëmarrje në vendim. Kjo konsiderohet shkelje ligjore”, sqarohet në kërkesën e tyre. Ndërkohë që thonë që këtë e bazojnë në dëmet e viteve të kaluara.

“Degradimin e biodiversitetit dhe mjedisit nga shfrytëzimi i festivalit e tregojnë faktet nga vitet e kaluara i keni parë te gjitha dhe kur faktet ekzistojnë dhe merrni një vendim të tillë atëherë kemi të bëjmë me kodin penal kapitulli XXVII-veprat penale kundër mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore. Neni 338-Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”, arsyeton OJQ Qytetarë Aktivë.

Festivali pritet të mbahet në fillim të muajit gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama thekson se janë siguruar lejet për mbajtjen e festivalit në këtë park më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

SHKARKO APP