Feston sot ditëlindjen, Tuna merr urimin e veçantë nga partneri

Ditën e sotme, këngëtarja Altuna Sejdiu feston 35-vjetorin e lindjes. Urimet nga miqtë dhe fansat kanë qenë të shumta, por nuk kishte si të mos mungonte dhe urimi i i partnerit të saj, Patris Berisha.

Ai ka zgjedhur një mëryrë të veçantë për ta uruar këngëtaren. Teksa ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet së bashku me këngëtaren, Patrisi ka bërë dhe një dedikim të ëmbël, ku shkruan: ““Urime shpirt! I bofsh edhe 100 qishtu, veç tu u puthë me mu”.

Dyshja është përfolur prej kohësh se janë ndarë, por me këtë postim Patrisi hodhi poshtë të gjitha thashethemet që kanë qarkulluar. Tuna dhe Patris kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë pak vite më parë, dhe së bashku kanë një djalë që e kanë quajtur Tian.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ???? (@tunasejdi) on

/abcnews.al/

SHKARKO APP