Fillojnë hetimet për Di Caprion mbi zhdukjen e 3.5 miliardë dollarëve

Leonardo Dicaprio është urdhëruar të rikthejë miliona dollarë, të cilat supozohen se janë përdorur për të financuar filmin e tij “Wolf of Wall Street”. Gjithashtu, raportohet se këto para të shpërdoruara i janë dhënë në mënyrë indirekte fondacionit të tij. Departamenti i Drejtësisë është duke investiguar se ku kanë shkuar 3.5 miliardë dollarë të shpërdoruara nga pasuria e shtetit malejzian të financuara gjatë viteve 2009 dhe 2015, duke u cilësuar si një nga shpërdorimet më të mëdha në botë. Në dokumentet e akuzës pretendohet se disa nga këto para kanë shkuar në xhepin e DiCaprio-s përmes filmit të tij dhe fondacionit. Pavarësisht se dokumentet prej 136 faqesh nuk është përmendur emri i aktorit hollivudian, dyshimet shkojnë pikërisht te Leonardo DiCaprio, transmeton tch. Jho Loë, një biznesmen malajzian dhe partner i DiCaprio’s akuzohet se ka shpenzuar më shumë se 1 miliard dollarë për veten e tij. Loë akuzohet se i ka përdorur ato para për të blerë shishe shampanje tek një financues i fondacionit “Leonardo DiCaprio Foundation” për ditëlindjen e aktorit në 2013. Riza Aziz, nipi i kryeministrit malajzian, akuzohet gjithashtu se, ka marrë miliona dollarë nga fondi i quajtur “1MDB”. Aziz zotëron kompaninë e prodhimit të filmave “Red Granite Pictures”, i cili ka financuar filmin e DiCaprio-s, në 2013, “Wolf of Wall Street”. “Bruno Manser Funds”, një organizatë bamirësie aktive në Malajzi, i ka kërkuar DiCaprio t’i rikthejë paratë e pista, duke shtuar se si një përfaqësues i Paqes së Kombeve të bashkuara ka si përgjegjësi të ndalë korrupsionin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?