Filmi i parë shqiptar me skena të forta homoseksuale
Një histori dashurie midis dy burrave të rinj e ndërprerë për shkak të luftës. Filmi “Martesa” e Blerta Zeqirit, nisi të përflitet shumë ende pa pëfunduar, por nga 1 shkurti, ka nisur të shfaqet në kinematë e kryeqytetit. Filmi flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Treshen e personazheve kryesore të filmit e interpretojnë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu.
Albani dhe Genci janë edhe dy djemtë e dashuruar që kanë realizuar për herë të parë në një film shqiptar skena erotike homoseksuale.
Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë” dy protagonistët kanë folur me shumë sportivitet rreth situatave të krijuara, madje i kanë ndjekur bashkë me familjarët e tyre në kinema. Por siç ka treguar Genc Salihu, këngëtar, disa momente nuk kanë qenë edhe aq të thjeshta për të realizuar: skena e seksit dhe mëngjesi i nesërm, kur duhet t’i drejtoheshin njëri-tjetrit me dashuri.