Filmi që përloti shqiptarët/Histori e vërtetë? Ja kuptimi i ”Lingo, Lingo”

Filmi “Miracle In Cell No.7”, ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Shqipëri. “Miracle In Cell No.7”, i cili njihet edhe si “Yedinci Kogustaki Mucize” është një film turk, prodhim i vitit 2019 që transmetohet në Netflix dhe është i bazuar në filmin e Koresë së Jugut (2013) me të njëjtin emër.

“Miracle In Cell No.7”, nën drejtimin e regjisorit Mehmet Ada Oztekin, trajton raportin e një vogëlusheje (Nisa Sofiya Aksongu) me të atin (Aras Bulut Iynemli), një person me aftësi ndryshe. Memo, babai i Ovës, akuzohet pa të drejtë për vrasjen e një 6-vjeçareje dhe këtu nis edhe trajtimi i nënlinjave të filmit.

Një nga pyetjet më të shpeshta që bëhen në internet lidhet me kuptimin e frazës “Lingo Lingo”, që përdoret si një formë komunikimi babë e bijë. Në film, Memo thotë vazhdimisht “Lingo, lingo” dhe e bija i përgjigjet me “Shisheler”. Frazat janë referencë e një kënge turke “Lingo, Lingo, Shisheler” që përdoret nga kërcimtarët belly dance. Shisheler nënkuptom shishe ndërkohë që fraza “lingo lingo” nuk ka ndonjë kuptim në turqisht, por është pak a shumë e ngjashme me “la la la”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një formë e tillë gjuhësore nxjerr në pah komunikimin naiv dhe të paqtë mes tyre. Aktrimi i dy protagonistëve është i përkryer. Nëse nuk e keni parë dhe dëshironi mendimin tonë, po, ia vlen ta shihni. Paraprakisht ju paralajmërojmë që do të qani shumë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?