Finale ”kuqezi” në Eurosong. Kompanitë e basteve: Fitues një shqiptar

Pas dy netëve gjysmëfinale, Eurovision Song Contest, kulmon sonte me natën finale, pjesë e së cilës janë edhe tre shqiptarë. Sytë e mbarë botës janë në Lisbonë të Portugalisë, në ”Altice Arena” ku do të performojnë 26 shtete, në garën e fortë për çmimin e madh. Emocionet janë të shumta, pasi pritshmëritë që Bushpepa të zë një vend të mirë në finale janë të mëdha, ashtu siç Eleni përflitet si fituesja e këtij ediconi, sigurisht dhe Ermal Meta shihet si një pretedent i fortë.

Kompanitë e basteve

Ekspertët britanikë kanë krijuar një listë me koeficientet e secilit shtet pjesëmarrës. Kandidatja më e mundshme për të triumfuar sot në Portugali sipas këtyre eksperteve, duke iu vendosur edhe koefiçentin më të ulët, është Foureira. E dyta në listë renditet Netta Barzilai e Izraelit me këngën super ritmike: Toy Boy, të evidentuar që në fillim si një prej favoriteve të qarta të konkurrimit. Këngëtari Eugent Bushpepa ndërkohë renditet në vendin e 25-të, i pasuar vetëm nga Serbia. Këtë mbrëmje, ai do të ngjitet në skenën e Eurovizionit i 12-ti, pas Gjermanisë.

Numri që duhet të mbani mend sot

Eugent Bushpepa-Numri 12

Eleni Foureira-Numri 25

Ermal Meta-Numri 26

Eleni e para edhe në Wiwibloggs

Duket se zjarri i Elenit ka marrë në kohë rekord pëlqimin e fancave të ”çmendur” të Eurovisionit, të cilët e kanë renditur 31-vjeçaren në parë në të gjitha sondazhet online. Pas kompanisë së basteve, këtë herë në Wiwibloggs, (faqja më e madhe e fancave të Eurovisonit), është shtruar pyetja se kush do ta fitojë Festivalin Europian të Këngës. Përfaqësuesja e Qipros, ka ka marrë përqindjen më të madhe, për të fituar sonte Eurovision-in.

”Festivali shqiptar europian i këngës”

Eurovision Song Contest, këtë vit pa padyshim që do të mbahet mend si festivali shqiptar europian i këngës. Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira, disa ditë para gjysmëfinales së parë, u panë bashkë teksa bënë simbolin e shqiponjës. Ndërsa në gjysmëfinalen e 8 majit, pasi siguruan biletën për në finalen e madhe, ata u panë në skenën e madhe të Lisbonës, duke uruar njëri-tjetrin. Pas shqiponjës mes Eugent Bushpepës dhe Elenit, një tjetër “shqiponjë” është shfaqur në Lisbonë, këtë herë mes Bushpepës dhe Metës. Ka qenë ky i fundit që ka postuar foton në rrjetet e tij sociale, si edhe bashkangjitur me të ka qenë edhe një foto që ai ka realizuar me Elenin, e cila në këtë Eurovision përfaqëson Qipron.

Pritshmëritë

Eugent Bushpepa, me këngën ”Mall” që përfaqëson Shqipërinë, ku ka marrë vlerësime të panumërta. Në gjysmëfinalen e parë, Bushpepa dha një performancë të jashtëzakonshme. Një zë brilant, dhe një skenografi e zjarrtë, bëri që kënga “Mall” të marrë duatrokitje pa fund. Ndriçimi i skenës alternohej mes blusë së thellë dhe të kuqes. Në momente të caktuara, gjithçka errësohej për t’i dhënë më shumë vëmendje këngës. Notat e larta Bushpepa i arriti mrekullisht pa u munduar, s’kishim dyshime. Pritet që në finale, diçka edhe më e madhe të arrihet nga kantautori. Pritshmëritë që Bushpepa të zë një vend të mirë në finale janë të mëdha, ashtu siç Eleni përflitet si fituesja e këtij ediconi. Nga ana tjetër, Ermal Meta mbrëmë në gjysmëfinalen e dytë, ku i bëri jehonë mesazhit ndaj terrorizimit. Finala ka supriza, nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim orën 21:00.

Eleni para 10 milion njerëzve: Jam Shqiptare (VIDEO)

 

SHKARKO APP