Finale ”shqiponjash” në Eurovision (FOTO)

Eurovision Song Contest, këtë vit pa padyshim që do të mbahet mend si festivali shqiptar europian i këngës. Eugent Bushpepa dhe Eleni Fureira, disa ditë para gjysmëfinales së parë, u panë bashkë teksa bënë simbolin e shqiponjës. Ndërsa në gjysmëfinalen e 8 majit, pasi siguruan biletën për në finalen e madhe, ata u panë në skenën e madhe të Lisbonës, duke uruar njëri-tjetrin.

Ndërsa shqiptari tjetër në Eurosong, Ermal Meta i ka pritur për në finalen e madhe që do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në Lisbonë. E pas shqiponjës mes Eugent Bushpepës dhe Eleni Fureiras, një tjetër “shqiponjë” është shfaqur në Lisbonë, këtë herë mes Eugent Bushpepës dhe Ermal Metës që përfaqëson Italinë.

Ka qenë ky i fundit që ka postuar foton në rrjetet e tij sociale, si edhe bashkangjitur me të ka qenë edhe një foto që ai ka realizuar me Eleni Fureira, e cila në këtë Eurovision përfaqëson Qipron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Eugent Bushpepa, me këngën ”Mall” që përfaqëson Shqipërinë, ku ka marrë vlerësime të panumërta. Në gjysmëfinalen e parë, Bushpepa dha një performancë të jashtëzakonshme. Një zë brilant, dhe një skenografi e zjarrtë, bëri që kënga “Mall” të marrë duatrokitje pa fund. Ndriçimi i skenës alternohej mes blusë së thellë dhe të kuqes. Në momente të caktuara, gjithçka errësohej për t’i dhënë më shumë vëmendje këngës. Notat e larta Bushpepa i arriti mrekullisht pa u munduar, s’kishim dyshime. Pritet që në finale, diçka edhe më e madhe të arrihet nga kantautori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pritshmëritë që Bushpepa të zë një vend të mirë në finale janë të mëdha, ashtu siç Eleni përflitet si fituesja e këtij ediconi. Nga ana tjetër, Ermal Meta mbrëmë në gjysmëfinalen e dytë, ku i bëri jehonë mesazhit ndaj terrorizimit. Finala ka supriza, nuk na mbetet gjë tjetër veç se të presim orën 21:00 të së shtunës mbrëma.

Eleni para 10 milion njerëzve: Jam Shqiptare (VIDEO)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?