Finalja e Euro 2022 për femrat, mesazhi i ëmbël i Princeshës Charlotte për luaneshat e Anglisë

Këtë të dielë Gjermania do të luajë kundër Anglisë në finalen e “UEFA Women’s EURO 2022”, që do të zhvillohet në Wembley. Disa orë para sfidës, Princi William dhe Princesha Charlotte i kanë uruar luaneshave të Anglisë fat, përmes një video të regjistruar në Pallatin Kensington.

“Ne të dy duam t’i urojmë fat të mirë për sonte. Ju keni bërë jashtëzakonisht një punë të mirë”. Kurse Princesha Charlotte: “Paçni fat, shpresoj të fitoni, mirupafshim” dhe përshëndet kamerën. 90.000 tifozë do ta ndjekin në stadium këtë finale.

Sfidat e futbollit nuk parashikohen lehtë, aq më tepër kur bëhet fjalë për një finale. E tillë është edhe ajo e kampionatit Europian për femra, që do të diskutohet mes kombëtares angleze dhe asaj gjermane. Anglia shihet si favorite për të fituar trofeun Europian, pas ecurisë spektakolare kohët e fundit, ku ka arritur të fitojë 11 ndeshje radhazi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

SHKARKO APP