Finalja e Junior Eurovision, Kroni Pula bën shqiponjën dhe shpaloset flamuri kombëtar
Ka ngritur siparin “Junior Eurovision Song Contest 2025”, ku sytë janë drejtuar te Kroni Pula. Prezantimi i Shqipërisë ishte plot emocion që në momentet e para të spektaklit.
Pula u shfaq e shoqëruar nga katër bashkëmoshatare të veshura me të bardha, duke krijuar një imazh të pastër dhe plot dritë. Vajzat shpalosën flamurin kombëtar në skenë, ndërsa vetë Kroni, në një moment krenarie, ngriti duart lart duke formuar simbolin e shqiponjës dykrenare, duke elektrizuar atmosferën.
Sipas shortit të përcaktuar nga organizatorët, Kroni Pula do të ngjitet në skenë për të performuar këngën e saj e 18-ta në radhë. Ajo pritet të sjellë para publikut ndërkombëtar gjithë shpirtin dhe energjinë e fëmijëve shqiptarë, me një performancë që premton të jetë plot pozitivitet.
KOHA JONË SONDAZH

