Finalja e “Miss Shqipëria 2022” në kalanë e Porto Palermos
“Miss Shqipëria 2022”, eventi më i madh e jetëgjatë i bukurisë shqiptare, sonte zgjedh vajzën më të bukur në këmbët e kalasë së Porto Palermos në Himarë.
Motoja e tij qysh në zanafillën e vet ka qenë “një miss, një kala, një histori” duke ndërthurur në mënyrë të mrekullueshme trashëgiminë kulturore dhe turizmin me bukurinë.
Mbrëmjen e sotme që do të transmetohet live në Tv Klan Plus, pritet të shpallet Miss njëra prej 27 vajzave finalist. Edhe edicioni i 24-t i Miss Shqipëria udhëhiqet nën drejtimin e producentit Petri Bozo.