Firma e veshjes së Rita Orë për në ceremoninë e Vatikanit
Përveç famës që ka bërë në muzikë, Rita Ora njihet edhe si një nga artistët më me stil në skenën ndërkombëtare. Rita madje ka shumë kontrata me markat më të njohura të veshjeve, duke përfshirë edhe Adidas e DKNY. Por në ceremoninë e shenjtërimit të Nënës Terezë në Vatikan, Rita Ora do të vishet me fustanet e kreatores së famshme kosovare, Blerina Kllokoqi Rugova. Të paktën kështu kanë thënë burimet mediatike kosovare, të cilat nuk kanë dhënë detaje tjera. Megjithatë, jo zyrtarisht mesohet se Rita Ora do të vazhdojë bashkëpunimin me kreatoren kosovare Blerina Kllokoqi Rugova, e njohur edhe me brendin BKR, pasi dihet se kjo e fundit ka arritur të veshë edhe shumë personalitete të famshme të filmit, modës e politikës brenda dhe jashtë Kosovës.