Fitoi ”Eurovision 2016” me këngë lufte, Jamala: Prita 5 ditë në kufi për tu larguar

”1944” është kënga e këngëtares nga Ukraina, Jamala e cila fitoi ”Eurovision 2016”. Që prej shpërthimit të luftës, ajo ka qenë aktive me ndihma, dhe tashmë po merren pjesë nëpër interevista në shtete të ndryshe, kjo sipas saj për ti treguar botës çfarë po bën Rusia.

Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Jamala tha se është shpërngulur në Turqi së bashku me 2 fëmijët, ndërsa bashkëshorti i saj ka qëndruar në Ukrainë për të dhënë ndihmë për qytetarët. Jamala tha se është e frikësuar dhe do të përdorë zërin e saj për të treguar gjithçka po shkaktojnë forcat ruse.

“Kam vetëm një javë që jam shpërngulur në Turqi, u zgjuam nga zhurmat e shpërthimeve dhe kemi pritur 5 ditë që të kishim mundësinë të largoheshim. Jam me fëmijët ndërsa bashkëshorti është në Ukrainë. Ai qëndroi që të mbrojë shtëpinë tonë, vendin tonë, familjen tonë dhe bën punë vullnetare, ndihmon njerëzit që të shkojnë në kufi. Ai nuk është në Kiev, nuk mund ta them se ku qëndron se mund të jetë e rrezikshme. Jam e shqetësuar për të gjithë kolegët që ndodhen në një bunker duke u ruajtur. Do ta përdor zërin tim për të treguar gjakderdhjen që po shkakton Vladimir Putin”.

SHKARKO APP