Fitore në Venecia, Jeff Bezos ndryshon vendin e ceremonisë pas protestave
Protestuesit në Venecia e quajnë “fitore të madhe” që miliarderi amerikan i teknologjisë Jeff Bezos dhe të ftuarit e tij në dasmë u detyruan të “iknin me vrap” nga qendra e qytetit, duke e zhvendosur festën e tyre kryesore në një vend tjetër.
Vendet për festën tre-ditore që shënonte martesën e njërit prej burrave më të pasur në botë me prezantuesen televizive Lauren Sanchez nuk u zbuluan kurrë zyrtarisht. Festimet madhështore supozohej të kulmonin në një aktivitet të shtunën në shkollën madhështore Scuola Grande della Misericordia.
Dasma ka një listë të ftuarish plot yje, të pasur dhe të famshëm, ku thuhet se përfshihen Kim Kardashian, Mick Jagger dhe Leonardo diCaprio, si dhe disa nga familja Trump.
Avionë privatë pritet të mbushin aeroportin e Venedikut, me jahte private që do të pushtojnë portin; pesë hotele janë rezervuar tërësisht dhe ka raportime për ish-marinsat amerikanë që janë punësuar për të ofruar siguri.
KOHA JONË SONDAZH

