Fitues i Eurovisionit, jeta e rokerit 22-vjeçar dhe transformimi i bujshëm (FOTO)
Eurovisionin e fitoi grupi nga Italia. Thonjtë e zinj, flokët e gjatë, tatuazhet, janë pjesë e David Damianos, këngëtari i grupit ”Måneskin”. 22-vjeçari i cili u përfol për përdorimin e kokainës në dhomën e gjelbër gjatë finales, më shumë sesa për fitoren ndonëse arriti me anë të një testimi të vërtetonte se ishte i pastër, ka qënë një djalë i zakonshëm pë parë.
Damiano ka lindur në 8 janar 1999 në Romë. Që në moshë të re atij nuk i pëlqente shkollën, por muzikën rock dhe donte të ndiqte ëndrrën e tij për tu bërë muzikant. Ai bëri debutimin e tij televiziv, kur ai ishte vetëm 18-vjeç me grupin e tij ”Måneskin” në X Factor, që bëri shumë përshtypje të publiku dhe arriti të merrte vendin e dytë. Pasuria e tij arrin 8.5 milion dollarë. Shumica e të ardhurave të tij vijnë nga puna e tij si muzikant profesionist.
Për një kohë të gjatë, thashetheme të ndryshme donin që këngëtari italian të ishte homoseksual. Ai zbuloi në rrjetet sociale se ka qenë në një lidhje me Giorgia Solari për katër vjet. Ata kanë qenë së bashku që nga viti 2017, ata thjesht zgjodhën ta mbanin atë sekret.