Fituesi i Eurovisionit mund të jetë një shqiptar, i cili mund të ketë fatin e Céline Dion (VIDEO)
Të shtunën e 22 majit është finalja e madhe e Eurovisonit, dhe ethet e garës kanë nisur. Pjesë e finales do të jetë padiskutim edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri e cila mbrëmjen e djeshme që ishte nata e dytë e festivalit, dhuroi një performancë të zjarrtë me këngën ”Karma”. Nga ana tjetër, fitues përflitet një shqiptar. E kemi fjalën për përfaqësuesin e Zvicrës.
I lindur në Zvicër, Gjon Muharremaj është më origjinë shqiptare, babai nga Kosova ndërsa nëna nga Tirana. Pavarësisht se ka lindur në Zvicër, Gjon flet një shqipe tepër të pastër, duke ndërthurur dialektin e Kosovës me atë të Tiranës. Në këtë garë ai merr pjesë me këngën ”Tout l’Univers”, të cilën e këndon në gjuhën franceze.
Në shumë sondazhe artisti del më i votuari, duke rritur kështu shancet për një fitore. Për herë të fundit Zvicra ka fituar në vitin 1998 me këngëtaren botërore Céline Dion, e cila po ashtu këndoi në frëngjisht dhe pas 23 vitesh, Zvicra ka mundësinë për të trimfuar.