Fjala “Nënë” të zëvëndësohet me “prind”, Jul Deda përfshihet në debat: Çdo tentativë e palaçove dhe e letyrave…
Aktori i njohur i humorit Julian Deda është përfshirë në debatin e hapur së fundi nga organizatat e komunitetit LGBT, të cilat kërkojnë që fjala “nënë” të zëvendësohet me “prindi që lind”, apo në aplikimet për pasaporta fjala “nënë” dhe “baba” të zëvendësohet me “prindi 1” dhe “prindi 2”.
Në një postim në facebook, Deda thotë se fjala NËNË, jo vetëm nuk mund të zëvendësohet me asnjë fjalë tjetër, cilado qoftë ajo, por përkundrazi ne duhet ta ruajmë të paprekshme, të shtrenjte, ashtu siç është për secilin nga ne.
Sipas aktorit, “çdo tentativë e palaçove dhe e letyrave për ta ndryshuar, ka për qëllim shkatërrimin në qelizë të familjes si koncept, ligjërisht dhe moralisht”.
“Nuk ka familje pa fjalën NËNË, s’ka jetë pa të” përfundon Deda.