Fjalët e para të Princeshës Diana në momentin e aksidentit
Princeshë Diana humbi jetën rreth 20 vite më parë në një aksident automobilistik në Paris më 31 gusht 1997. Ajo ishte duke udhëtuar me një Mercedes Benz S-280 kur makina u përplas me një shtyllë në tunelin Pont De l-Alma.
Xavier Gourmelon ishte përgjegjësi i një ekipi zjarrfikës të cilët ishin të parët që shkuan në vendin e ngjarjes. Ai thotë se princeshë Diana ishte gjysmë e vetëdijshme në momentin e përplasjes. Shefi i zjarrfikësve ka treguar edhe fjalët e para që tha Diana sapo kishte ndodhur aksidenti.
“O Zot, çfarë ka ndodhur”. Gourmelon tha se mendonte që Princesha do t’i mbijetonte aksidentit pasi e nxorrën nga makina e shkatërruar. Por, më pas ajo pësoi arrest kardiak dhe vdiq tragjikisht në spital disa orë më vonë.
Zjarrfikësi ka përshkruar skenën e aksidentit sapo mbërriti në vendngjarje. “Makina ishte shkatërruar dhe ne e trajtuam rastin si çdo aksident rrugor. Më vonë kuptova që gruaja në makinë ishte Princeshë Diana. Ajo ishte përmbys. Po lëvizte pak dhe pashë se kishte një dëmtim të lehtë në shpatull. Përveç kësaj, nuk kishte asgjë tjetër, nuk ishte e mbuluar me gjak. Unë i mbajta dorën dhe i thashë të qetësohej se jam këtu për ta ndihmuar”, u shpreh ai.