Fjalët që Celine Dion thotë për bashkëshortin e ndjerë na bëjnë të besojmë te forca e dashurisë!

Gjëja e fundit për të cilën është duke kërkuar këngëtarja e madhe Celine Dion është një dashuri tjetër.

Më shumë se një vit pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj Rene Angelil si pasojë e kancerit, këngëtarja ka dhënë një intervistë për të folur pak për jetën e saj sentimentale.

E pyetur nga gazetarja nëse është gati për një tjetër dashuri, Celine e ka prerë direkt fjalën. “Jo, nuk bëhet fjalë, unë jam e dashuruar dhe e martuar me Rene. Ai është dashuria e jetës time dhe është shumë e vështirë ta shikoj veten me një mashkull tjetër. Dashuria që kam për të shtohet çdo ditë dhe si femra unë e kuptoj që ne jemi të afta për të dashuruar dhe harruar, por jo unë. Unë jam gjithmonë me të. Edhe kur këndoj, këndoj për të. Edhe kur përqafoj fëmijët jam me të…” – është shprehur e emocionuar këngëtarja.

Ajo ka treguar ndër të tjera se Rene është i vetmi mashkull që ajo ka puthur ndonjëherë dhe ka qenë 12 vjeçe kur e ka njohur për herë të parë dashurinë e saj.

“Ai ka qenë gjithmonë aty për mua dhe unë duhet të jem gjithashtu. Në momentin që ai po largohej nga jeta unë i qëndrova afër dhe i thashë që ndoshta kjo ishte zgjidhja më e mirë, sepse një njeri si ai nuk meritonte të vuante”, – ka thënë ajo mes lotësh për të përfunduar më pas me një deklaratë të fortë: “Rene nuk ka vdekur dhe nuk do vdesë kurrë. Ai është gjallë tek unë çdo moment”. /Blitz.al/

SHKARKO APP