Fjalimi në ”Booker Prize”, Dua Lipa përmend Kadarenë: Mësova për frymën e rezistencës shqiptare
Ylli i popit botëror, artisja me orgjinë shqiptare Dua Lipa ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e ndarjes së çmimit ”Booker Prize”.
Gjatë fjalës së saj, Dua Lipa nuk la pa përmendur shkrimtarin Ismail Kadare, përmes të cilit tha se mësoi për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së saj.
“Leximi i librave si ‘Kështjella’ i Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës. Përmes Kadaresë, mësova për frymën e rezistencës shqiptare, po atë vendosmëri kokëfortë që i mban shqiptarët e Kosovës të luftojnë për njohjen ndërkombëtare për pavarësinë tonë sot”, tha Dua Lipa.