Fjolla Morina arrestohet në Prishtinë, publikohen pamjet

Ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës mëngjesin e së hënës këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina. Ajo është arrestuar nga Policia e Kosovës në lokalin e saj në lagjen Emshir të Prishtinës.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Kjo vjen si pasojë e një arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy pistoleta në makinën e saj, shoqëruar nga dy persona të tjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Morina u mbajt në arrest shtëpiak në Kukës për një muaj, ndërkohë vetëm në prill të këtij viti Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka depozituar vendimin për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo u dënua në 25 mars nga Gjykata e Kukësit me 9 vite burgim, që pas zbritjes së 1/3 prej gjykimit të shkurtuar u bënë 6 vjet.

Ekskluzive: Arrestohet Fjolla Morina në Prishtinë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?