Fjora: Lufta për Eurovizion ”fshatarësi e madhe”

Gazetarja Fjodora Fjora, komenton luftën e fundit për Eurovizion si ”fshatarësi e madhe e ngelur pas mode”. Edhe festivalin ”Sanremo” i cili përflitet çdo vit edhe në Shqipëri, sidomos këtë vit ku një nga prezantueset e saj do të jetë Alketa Veisiu e sheh si shumë të vjetruar. E ftuar në ”Ditë e Re” në televizionin ”Ora”, Fjora kishte këtë koment: ”Nuk më pëlqen fare Sanremo. Shumë i vjetruar. Nuk e kuptoj këtë luftën në Eurovizion. Një fshatarësi e madhe e ngelur pas mode. Pse duhet të merremi me një Eurovizion. Është gjëja më koti që ndodh më koti që ndodh në Europë sa i takon artit e kulturës. Nuk e di çfarë përbën për muzikën ndërkombëtare. Nuk dua as ta minimizoj e as të tregohem fodulle por asnjë nga yjet e muzikës botërore nuk ka pasur asnjë ngasje. Duhet të jemi realistë. Megjithë respektin Eurovizioni apo.. nuk ngre ndonjë peshë të madhe”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?