Flamuri me yll në Sunny Hill, reagon lideri i grupit “Asgjë Sikur Dielli”: Nuk ka lidhje me glorifikimin e komunizmit

Lidhur me flamurin me yllin komunist të shfaqur gjatë performancës së mbrëmshme në “Sunny Hill” festival, Alban Limani, lideri i grupit të famshëm “Asgjë Sikur Dielli”, ka sqaruar përmes një statusi në Facebook se nuk ka lidhje me akuzat që po bëhen në rrjet edhe nga politikanë.

Ai thotë se ylli i shfaqur në klipin e këngës së tyre, e cila ishte dhe pjesë e performancës mbrëmjen e djeshme në këtë festival, nuk ka të bëjë aspak me atë çfarë po thuhet se po evokohen simbole të komunizmit, përkundrazi, ashtu sikurse edhe në tekstin e këngës së sjellë prej tyre dhe në klipin që e shoqëron atë, shembet komunizmi.

Sqarimi i plotë i anëtarit të bandës së suksesshme rok, Asgjë Sikur Dielli:

“Videoklipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” është publikuar në vitin 2005 dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.

Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në videoklip shembet komunizmi.

Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i përkasim familjeve të persekutuara.

It’s only Rock n’Roll”

SHKARKO APP