Flet Ajshja, “ylli” përkrah kreut të PD-së që çmendi rrjetin social

Ajshe Isha quhet vajza që për 60 minuta u shndërrua në “yllin” e protestës së sotme. Aktivistja e FRPD-së u shfaq ditën e sotme, përkrah kryetari Lulzim Bashës në protestën e organizuar nga opozita. Si një imazh i ri, por edhe si një vajzë shumë simpatike Ajshe mori vëmendjen e të gjithë mediave. Në një intervistë dhënë për GSH.al, Ajshja tregon angazhimin e saj pranë partisë Demokratike dhe faktin se nuk gjendej rastësisht në protestën e sotme. Më tej, studentja e Drejtësisë rrëfen marrëdhënien që ka me kreun e opozitës, Lulzim Basha, por edhe me bashkëshorten e tij. Nuk është aspak habi që fal përgatitjes dhe ambicjes që ka, shumë shpejt Ajshen ta shikojmë edhe në politikë.
ajshe
Kush është Ajshe dhe si u gjend sot përgjatë protestës në radhë të parë, përkrah Bashës?
Unë Ajshe Isha, jam studente e vitit të tretë në Fakultetin e Drejtësisë. Kam një mesatare shumë të mirë, goxha të lartë dhe përpiqem dita-ditës të jap maksimumin tim edhe në angazhimin politik, ndaj dhe sot nuk gjendesha aty rastësisht. Nuk është hera e parë që marr pjesë në një protestë.
ajshe11-1024x768

Megjithatë ju ishit në rradhë të parë, përkrah liderit të PD, aty ku munguan dhe eksponentë shumë të rëndësishëm të PD…
Unë kam vite që po angazhohem me Partinë Dmeokratike. Fakti që u ndodha aty është se brezi i ri është primar në Republikën e re të Lulzim Bashës. Është primar çdo student i cili evidenton problematikat që ne kemi. Është primar çdo burrë, çdo grua që nuk është dakort në Republikën e vjetër që po jetojmë, me hallet dhe sakrificat që na duhet të përballojmë këtë katër vjeçar. Ne duhet të reagojmë të gjithë kundër kësaj të keqeje të madhe që po I ndodh Shqipërisë nga PS dhe Edi Rama. Ne jemi aty se e mbështesim Bashën dhe Basha na mbështet ne. Në një parti politike ku lideri ka vizion perëndimor dhe forcë rinore, ne ndjehemi të përfaqësuar se e ardhmja do të jetë më e mirë.

Ju përzgjodhën, apo dolët vetë përkrah Bashës?
Në një protestë nuk ka nevojë të të përzgjedhin. Në një protestë shkohet sepse besojmë se vendi ka nevojë për nisma të tilla që ne të gjithë të jemi prezentë.

Në kohën që ishin në protestë, a patët ndonjë komunikim me Bashën?
Sigurisht. Komunikimi me Bashën ka qenë i vazhdueshëm, jo vetëm me mua por me çdo të ri që ka dëshirë të thotë atë që ndjen dhe beson. Basha nuk është i prirur në asnjë rast t’i bëjë bllok të rinjve. Basha gjithmonë komunikon me të rinjtë, i kërkon mendim, i jep shpresë dhe besim.

Po përgjatë atyre 60 minutave a biseduat me Lulzim Bashën, apo bashkëshorten e tij?
Ju e keni vënë re që Aurela Basha është gjatë gjithë kohës pjesë e angazhimit tonë politikë. Na ndodhet pranë dhe proteston për familjen e saj si fillim dhe pastaj për të gjithë familjen e madhe shqiptare. Ne duhet ta shikojmë vendin tonë si një familje dhe në asnjë rast nuk duhet të sulmojmë njëri-tjetrin. Zonja Basha është një grua e jashtëzakonshme, shumë e komunikueshme me të gjithë të rinjtë që takon. Është një shembull për të gjitha gratë dhe zonjat. Nuk mendoj se është e rëndësishme detajet e komunikimit tonë, por vetë protesta e qytetarëve shqiptarë.

Përse mendoni se morët të gjithë vëmendjen e mediave sot?
Nuk e di pse sot të gjitha mediat u morën me pjesën time vizive. Unë mendoj që një protestë ka nevojë për rini që do ta mbështesin jo vetëm këtë protestë, por çdo lëvizje tjetër që Lulzim Basha do të ndërmarrë.

Çfarë angazhimi keni ju tek FRPD?
Unë jam antare e Këshillit Kombëtar të FRPD, që prej një viti e gjysmë. Ndërkohë jam e angazhuar edhe në degë.

SHKARKO APP