Flet Blero: Lidhja ime me Kallashin
Kallashi tregon se, fotoja bashkë me Bleron, e cila qarkulloi ditën e djeshme nëpër të gjitha portalet s’flet asgjë më shumë sa edhe me fansa të tjerë, të cilët sidomos kohën e fundit bëjnë invazion kudo që jam për të më parë dhe për t’u fotografuar me mua.
Dallimi në mes Bleros dhe fansave është se, ai është edhe koleg dhe mik i imi. Asgjë më shumë, përveç lidhjeve miqësore. Ndoshta për një të afërme të shpejtë do kemi edhe ndonjë projekt të përbashkët – thotë Kallashi për mediat kosovare.
Vlen të përmendet se Kallashi ka ditë që po bën turne nëpër qendra të ndryshme të Maqedonisë dhe të Kosovës. Klubet ku është e pranishme Kallashi mbushen plot dhe janë jo të paktë qytetarë që mbesin jashtë, duke pritur të lirohen vendet brenda, ku Kallashi ndez atmosferën.
Në këto raste,shumica e qytetarëve, fansat presin për një foto me valltaren, e cila kohët e fundit është bërë mjaft e përfolur nëpër mediat shqiptare, por edhe ato serbe, të cilat shkruajnë, “shqiptarja që ia kalon edhe Lopezit” edhe pse qëndrimi i Kallashit ndaj serbëve dihet, sidomos pas ndeshjes në Beograd.